Fury: Ai nuk ishte bisha - Bota Sot
Fury: Ai nuk ishte bisha

Boksi

Fury: Ai nuk ishte bisha

Më: 7 prill 2020 Në ora: 13:33
Fury: Ai nuk ishte bisha

Tyson Fury beson se arsyetimi që Deontay Wilder e dha për paraqitjen e tij të dobët në meçin mes këtyre të dyve mund të jetë i vërtetë, pasi që amerikani kishte thënë se kostumi i rëndë ia kishte lodhur këmbët para meçit.

Deontay Wilder, 34-vjeçar, e pësoi disfatën e parë në karrierë në shkurt, kur u mposht nga britaniku Tyson Fury dhe e humbi titullin e WBC-së në kategorinë e peshave të rënda në boks.

Fury e rrëzoi Wilderin në dysheme dy herë në rundet tre dhe pesë, para se ekipi i amerikanit ta hidhte peshqirin në ring në rundin e shtatë, duke e dorëzuar meçin.

Wilderi e pësoi një çarje në vesh pas një serie grushtesh nga Fury, gjë që çoi në dorëzimin e meçit, por ai këmbënguli se ishte mirë.

Por, këto dëmtime s’e ndalën Wilderin të pretendojë se ai humbi për shkak se kostumi, i cili peshonte më shumë se 20 kilogramë, ia dobësoi këmbët dhe ia shkaktoi humbjen.

Tifozët e shumë boksierë të tjerë e përqeshën Wilderin për këtë arsyetim, mirëpo Fury beson se arsyetimi që ai e dha mund të ketë qenë i vërtetë.

“Ndoshta disa prej arsyetimeve që ai i dha mund të kenë qenë të vërteta. Ndoshta këmbët e tij ishin të lodhura nga kostumi, ndoshta ai e kishte gripin, ndoshta e kishte këmbën e thyer apo kishte probleme në shpinë”, ka thënë Fury.

“Nuk jam i sigurt sepse unë isha përgatitur për një Wilder tjetër. Ai nuk ishte bisha për të cilin unë isha stërvitur aq shumë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat