Joshua zbulon gjashtë boksierët me të cilët dëshiron të ndeshet para pensionimit - Bota Sot
Joshua zbulon gjashtë boksierët me të cilët dëshiron të ndeshet para pensionimit

Boksi

Joshua zbulon gjashtë boksierët me të cilët dëshiron të ndeshet para pensionimit

Më: 19 prill 2020 Në ora: 18:58
Anthony Joshua dhe Tyson Fury

Anthony Joshua ka shfrytëzuar kohën në karantinë shkaku i coronavirusit, për të folur për boksierët që dëshiron të përballet para se t’i varë dorëzat në gozhdë.

Kampioni botëror i boksit IBF, IBO, WBA dhe WBO është njëri nga boksierët më të mëdhenj të dekadës së fundit. Ai ka arritur të fitojë titujt më të rëndësishëm në peshat e rënda dhe tashmë është emri më i kërkuar për t’u ndeshur.

Britaniku ka bërë një intervistë në YouTube me Sky Sports Boxing dhe aty ka zbuluar emrat e kundërshtarëve që dëshiron t’i ketë para pensionimit.

Joshua ka zbuluar se janë gjashtë boksier që ai dëshiron të luftojë para se të tërhiqet nga boksi aktiv.

31-vjeçari zgjodhi Oleksandr Usyk, Deontay Wilder, Tyson Fury, Luis Ortiz, Jarrell Miller dhe Adam Kownacki, i cili duket emri më i befasishëm.

Pas zbulimit të emrave nga ana e Joshuas, shumë adhurues të sportit e në veçanti të boksit do të donin të ketë një lufte me ndonjërin mes Wilder apo Fury.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat