Emri i madh i sportit trondit: Në burg kam bërë aq shumë seks, saqë... - Bota Sot
Emri i madh i sportit trondit: Në burg kam bërë aq shumë seks, saqë...

Boksi

Emri i madh i sportit trondit: Në burg kam bërë aq shumë seks, saqë...

Më: 21 prill 2020 Në ora: 13:32
Emri i madh i sportit trondit: Në burg kam bërë aq shumë seks...

Mike Tyson do të mbetet në histori si një nga boksierët më të mirë. Një peshë e rëndë e parrahur nga askush. Kampion bote dhe ekspert i nokautit të shpejtë. Një luftëtar i ashpër, imponues, me një vështrim vrasës dhe grushta hekuri.  Ai tregon për rritjen në mes kriminelëve: “"Fëmijëria ime ishte si ajo e kujtdo që lindi në një lagje të zezë dhe të varfër në SHBA. Nuk kishim para dhe asnjë shpresë. U arrestova shumë herë, isha i përfshirë në episodet e dhunës, drogës dhe alkoolit, - kujtoi ai. - Unë kam qenë në një bandë. Kam pasur armë, kam qëlluar njerëz.

Ata më kanë qëlluar mua dhe gjithçka ka ndodhur. Unë jam rritur pa babanë tim, me nënën time, që ishte një punëtore seksi.

Ne u poshtëruam, kurrë nuk kishim krenari në familjen tonë, askush nuk e dinte kush ishim. Që kur isha 12-vjeç, vetëm më mësuan të rrihja njerëz, t'i rrëzoja, t'i poshtëroja, ta thyeja vullnetin e tyre, t'u tregoja se isha më i mirë se ata, se isha më i mirë se të gjithë të tjerët. Një fëmijë i frikësuar dhe i pasigurt. Unë nuk e kisha idenë se çfarë po bëja, por ndihesha mirë. Të gjithë më thanë se isha duke bërë mire. Kjo më bëri tiran, që nuk kisha respekt për asgjë".
Mike Tyson u dënua në vitin 1992 me gjashtë vite burg dhe 30.000 dollarë si kompensim. Ai u akuzua për përdhunim nga Desiree Washington, një vajzë 18-vjeçare. Kampioni i boksit u la i lirë pas tri vitesh e tetë muajsh burg për sjellje të mirë. Tyson i është referuar edhe këtij episodi me raste: "Si mund të dhunosh seksualisht dike, që vjen në dhomën tuaj të hotelit në orën dy të mëngjesit?" Gjatë qëndrimit në burg, ish-boksieri nuk e ndaloi dëshirën e tij. 

"Në burg kam bërë aq shumë seks, sa jam lodhur. Madje, nuk kam pasur forcë të shkoj në palestër. Unë qëndroja vetëm në qeli, tërë ditën", - kujtoi në librin e tij autobiografik. Aty rrëfeu edhe lloje të tjera të mendimeve: "Ndonjëherë fantazoj për mundësinë e fryrjes së trurit të dikujt, në mënyrë që të mund ta kaloj pjesën tjetër të jetës time në burg".

Konsumi i zgjatur dhe i vazhdueshëm i narkotikëve e bëri që të kishte mendime vetëvrasëse: "Ishte një mbidozë e drogës. Unë thjesht bëra gjëra të çmendura, nuk e di se si zgjohesha ditën tjetër. Madje, kam menduar për të kryer vetëvrasje”, - tha Tyson në një paraqitje para mediave, më 2013.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat