Tyson për Klitschkon: Nuk po tregohem i pasjellshëm - Bota Sot
Tyson për Klitschkon: Nuk po tregohem i pasjellshëm

Boksi

Tyson për Klitschkon: Nuk po tregohem i pasjellshëm

Më: 22 prill 2020 Në ora: 13:08
Tyson për Klitschkon: Nuk po tregohem i pasjellshëm

Ish-kampioni i peshave të rënda në boks, Mike Tyson, beson se ai do të mundë ta kishte nokautuar Wladimir Klitschkon edhe në kulmin e karrierës së tij.

Wladimir Klitschko u bë një forcë e pamposhtur në botën e peshave të rënda në boks në mes të viteve të 2000-ta, pasi e emëroi trajner Emanuel Stewardin.

Ai ishte i pamposhtur nga tetori i vitit 2004 deri në nëntor të vitit 2015, përderisa e dominoi divizionin, duke i unifikuar titujt.

Por, Mike Tyson, i cili është kampioni më i ri në moshë në kategorinë e peshave të rënda në histori, beson se ai do të mundë ta mposhte këdo që s’përdor doping.

“Nuk po tregohem i pasjellshëm, nuk po tregohem egoist. Në një meç të pastër, pa drogë, vetëm ujë dhe ushqim, unë mund ta mposht këdo. Mendoj se do të vija bast me kokën time se do ta mposhtja”, kishte thënë Mike Tyson për Klitschkon.

“Unë do ta mposhtja këdo në kulmin e karrierës së tij, nëse përgatitemi vetëm me ujë, perime dhe vitamina”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat