Fury me deklaratë të fortë - Bota Sot
Fury me deklaratë të fortë

Boksi

Fury me deklaratë të fortë

Më: 15 maj 2020 Në ora: 15:53
Fury me deklaratë të fortë

Tyson Fury ka bërë të ditur se dëshiron të përballet me Dillian Whyte, Andy Ruiz Jr dhe Jarrell Miller, në mesin e shumë boksierëve të tjerë, pasi të luftojë në ringun e boksit kundër Anthony Joshuas.

Tyson Fury, 31-vjeçari, fillimisht kishte thënë se po i afrohej pensionimit të tij, duke e paralajmëruar kështu një pensionim të mundshëm pas rimeçit me Deontay Wilderit dhe meçit kundër Anthony Joshuas.

Por, tani ai ka thënë se nuk është ende gati të pensionohet nga karriera e tij, pasi që i ka emëruar edhe nëntë boksierë kundër të cilëve dëshiron të luajë në një meç para se t’i japë fund karrierës së tij.

“Kam qenë duke menduar për këtë dhe deri tani i kam edhe tre meçe të mbetura në kontratën time. Tani e kam edhe Wilderin dhe Joshuan, por unë vetëm do të vazhdoj përpara sepse s’kam çfarë të bëj tjetër”, ka thënë Fury.

“Jam 31-vjeçar, jam ende në formë fizike, ndihem mirë në aspektin mendor, stërvitem tri apo katër herë në ditë dhe mendoj më vete: “Çfarë do të bëja tjetër me jetën time?””

“Kam edhe shumë boksierë të tjerë të cilët dua t’i mposht. Aty janë Dillian Whyte, Jarrell Miller, [Kubrat] Pulev, [Andy] Ruiz, [Luis] Ortiz, [Daniel] Dubois, [Joe] Joyce, ka shumë… Efe Ajagba, Tony Yoka”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat