Tronditet sporti i Kosovës, vdes 15 - vjeçari

Boksi

Tronditet sporti i Kosovës, vdes 15 - vjeçari

Nga: K. G. Më: 17 maj 2020 Në ora: 13:17
Tronditet sporti i Kosovës, vdes 15 - vjeçari

Lajm i hidhur për sportin e Kosovës. Në moshë të re ndërron jetë boksieri i talentuar  Ensar Mujota. Federata e Boksit e Kosovës konfirmon lajmin trishtues. 

"Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të sportistit (boksierit) tonë të zellshëm, Ensar Mujota, andaj më lejoni që në emer te Bordit te FBOXK-së, klubeve dhe gjithë komunitetit të boksit në Kosovë të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Mujota dhe KB 'Skender Salihu'.

Ensari ishte i dashuruar me boksin dhe këtë e dëshmoi që nga fëmijëria, teksa si boksier aktiv u shqua me talentin e tij në K.B “Skender Salihu” Shtime.

Ensari gjithmonë ishte i përkushtuar në sportin e boksit dhe u dallua si sportiste i vërtetë. Ai u shqua si një djalë shembullor, dhe i afërt me të gjithë ata që e njohën, andaj si të tillë do ta kujtojmë përherë.

Në këto momente të vështira të gjithë jemi pranë jush, për ta përballuar dhimbjen për humbjen e njeriut më të dashur për ju në moshë kaq të re.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!", shprehim ngushllime FBOXK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat