McGregor, mund të duelojë

Boksi

McGregor, mund të duelojë

Më: 27 maj 2020 Në ora: 16:45
McGregor ka deklaruar se mund të duelojë

Nigeriani Kamaru Usman, kampioni i botës në peshën “welter” i ka ofruar irlandezit Conor McGregor mundësinë të duelojnë mes tyre për titullin kampion të këtij Divizioni.

Disa herë në të shkuarën McGregor ka deklaruar se mund të duelojë në këtë peshë dhe tashmë i jepet kjo mundësi.

Ai që ka bërë publike ofertën është Ali Abdelaziz, menaxheri i Kamaru Usman dhe Khabib Nurmagomedov.

“Duke parë se nuk ka shumë mundësi zgjedhje, i ofrojmë Conor shansin të duelojë për titullin kampion në peshën “welter”. A je gati Conor? Në dy raundet e para Kamaru do të të godasë vetëm me shpulla”, shkruan Abdelaziz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat