Federata e Boksit me një vendim të rëndësishëm për klubet - Bota Sot
Federata e Boksit me një vendim të rëndësishëm për klubet

Boksi

Federata e Boksit me një vendim të rëndësishëm për klubet

Nga: K. G. Më: 30 maj 2020 Në ora: 12:44
Federata e Boksit me një vendim të rëndësishëm për klubet

Federata e Boksit e Kosovës del me një vendim të rëndësishëm për klubet e boksit.  
“Boksi si sport Individual ka rrezikshmëri më të vogël për fillimin e stërvitjeve dhe FBOXK ka paraparë që stërvitjet e klubeve të fillojnë me 1 qershor 2020 në grupe të ndara, seniorë, të rinj , junior dhe femra.

Klubet gradualisht të rikthehen në stërvitjet e rregullta në ambiente të hapura dhe objektet sportive që boksierët të fillojnë të arrijnë formën e duhur për vazhdimin e garave.

Të gjitha hapësirat sportive së pari duhet të dezinfektohen sipas këshillave të OBSH,MSH dhe IKSHP.
Në stërvitje do të marrin pjesë maksimalisht 8 - 10 persona ,duke e ruajtur distancën fizike 1.5 -2 m. gjithnjë duke e respektuar protokollet mjekësore.

FBOXK ka paraparë që garat vendore të fillojmë në fund të muajit qershor ose në fillim te korrikut me turneun “Lah Nimani”,dhe me turne tjera vendore.

Ndërsa për garat ndërkombëtare Federata Botërore AIBA na ka njoftuar për mbajtjen e Kampionatit Botëror për të rinj djem dhe vajza (17 – 18 vjeçar-e) në Kielch të Polonisë 02-09 nëntor 2020.

Federate Europiane EUBC me 20 qershor do te bej ndryshimin e kalendarit të garave 2020 dhe do te na njoftojë, dhe FBOXK do të përpiloj kalendarin e ri të garave për vitin 2020”, njofton Federata e Boksit e Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat