Beqir Berisha - trajner i shquar në Gjeneratën e Republikës

Boksi

Beqir Berisha - trajner i shquar në Gjeneratën e Republikës

Nga: Kemajl Goca Më: 25 gusht 2020 Në ora: 17:44
Beqir Berisha - trajner i shquar në Gjeneratën e Republikës

Si futbolli, si sportet me dorë, si sportet luftarake, si mbretëresha e sporteve etj. kanë luajtur rol të madh në vitet e 90-ta, duke sfiduar regjimin kriminal serb.

Beqir Berisha i takon Gjeneratës së Republikës. Berisha është prej trajnerëve më të mirë të boksit në vitet e 90-ta. 

Ai ka dhënë kontribut të madh. Berisha asnjëherë nuk u tremb nga shantazhet dhe kërcënimet që vinin nga pushtuesi serb.
Ish boksieri i gjeneratës së artë të Prishtinës, pesë herë kampion i ish Jugosllavisë, si gjithmonë edhe në vitet e 90-ta, sakrifikoi për sportin e Republikës së Kosovës. 

Image

Të merresh me boks në vitet e 90-ta, ka qenë një mision i vështirë, një mision që kërkonte kujdesin maksimal sepse shumë lehtë ke mundur të përfundosh në burgje, si i akuzuar që po stërvit garues për luftë.

Berisha fare nuk e çante kokën për këtë punë, por punonte me zell të shtuar dhe përgatiste boksierë në kohërat më të rënda. Berisha, njeriu i sakrificës dhe i sukseseve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat