Federata e Boksit e Kosovës, ka bërë të ditur emrat e gjyqtarëve që do të ndajnë drejtësinë në turneun ndërkombëtar “Lah Nimani” në boks.
“Nesër me 3 tetor, Federata e Boksit organizon turneun ndërkombëtar "Lah Nimani" me boksier të rinj, i cili do të mbahet në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, me fillim në ora 12.00”, njofton FBOXK.
Gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë janë: Latif Demolli, Agim Shala, Aliriza Rexhepi, Agim Tahiraj, Safet Syla, Fadil Bekteshi, Visar Ibrahimi, Granit Qorri, Marigona Beadini.
Delegatë Sylejman Voca dhe Nadir Shllaku, mjeku kujdestar Agron Kamberi.