Krasniqi: Unë duhet të luftoj për Gjermaninë gjithmonë, por me zemër kuqezi

Boksi

Krasniqi: Unë duhet të luftoj për Gjermaninë gjithmonë, por me zemër kuqezi

Më: 15 tetor 2020 Në ora: 11:38
Robin Krasniqi

Robin Krasniqi thotë i është mirënjohës Gjermanisë dhe se gjithmonë do të luftojë në ring nën flamurin e këtij vendi, por me shenja shqiptare dhe pa harruar se nga e ka prejardhjen.

Boksieri nga Kosova, Krasniqi – i cili lufton nën flamurin gjerman – u shpall kampion i përkohshëm i botës në WBA dhe kampion bote në IBO në kategorinë gjysmë të rëndë pasi e mundi Dominic Boesel me një nokaut dërrmues në rundin e tretë të shtunën në Magdeburg.

Krasniqi, i cili i kishte humbur luftërat për kampion bote në vitet 2013 dhe 2015, e jetësoi ëndrrën në tentimin e tretë.

33-vjeçari po qëndron për një vizitë në atdhe dhe ka folur në një konferencë për media.

Krasniqi, i lindur dhe i rritur në Junik, ishte dëbuar prej Kosovës nga forcat serbe në luftën e fundit si adoleshent dhe shkoi në Gjermani ku e ndërtoi karrierën e boksierit.

“Unë u jam mirënjohës gjermanëve dhe duhet më boksoj gjithmonë për ta sepse ma kanë dhënë këtë mundësi, por unë gjithmonë kam boksuar kuqezi dhe dua gjithmonë të kem shenja kuqezi, si këngë dhe flamuj në meçet e mia”, tha Krasniqi.

“Është më rëndësi ta themi dhe kujtojmë vendin nga vijmë. Unë kujtimet më të mira i kam nga Juniku, aty ku jam rritur. Unë nuk i jam dorëzuar asnjë sfide asnjëherë”, shtoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat