Legjenda e boksit Mike Tyson do të rikthehet në ring më 28 nëntor, në një duel “show” ndaj Roy Jones Jr. Gjithsesi, “Iron Mike” e ka mendjen diku tjetër, te përballja me rivalin dhe armikun e tij më të fortë, Evander Holyfield.
Tyson nuk i harron dy duelet e mëparshme mes tyre (vitet 1996 dhe 1997), të dyja të humbura dhe mendon të zhvillojë një sfidë të tretë, për të thyer tabunë.
“Nëse njerëzit e dëshirojnë këtë përballje, unë jam gati ta zhvilloj atë. Nuk e mohoj që do të ishte një përballje e madhe mes nesh, që unë e dëshiroj”, tha Mike Tyson.
Interesant fakti se edhe Holyfield ka vendosur të rikthehet në ring pas shumë vitesh tërheqje. Madje edhe ai ka shprehur gadishmërinë për këtë triologji mes tyre.