Marku: Në ndeshjen e fundit timen, nuk keni parë asgjë

Boksi

Marku: Në ndeshjen e fundit timen, nuk keni parë asgjë

Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 13:32
Marku: Në ndeshjen e fundit timen, nuk keni parë asgjë

Florian Marku fitoi për vetëm 101 sekonda ndaj Muma Mweemba dhe pas asaj sfide ai i hapi sfidë të gjithë boksierëve të peshës së tij në Britani.

Së fundmi ai ka dhënë një intervistë të gjatë për “Mirror” dhe mes të tjerash ai shprehet se askush në peshën e tij nuk ka aftësitë e tij. Lushnjari tenton të hyjë në listën e më të mirëve të Anglisë dhe së fundmi duket se i është përkushtuar më shumë boksit.

“Krahasuar me një vit më parë, tani jam një luftëtar krejtësisht tjetër. Në ndeshjen e fundit timen, nuk keni parë asgjë. Patë vetëm pak nga lëvizjet e mia. Asnjë boksier i peshës së lehtë nuk ka shpejtësinë dhe fuqinë time. Mund ta dalloni lehtë këtë.

Shumë njerëz mendojnë se unë i shpejtoj videot e mia, por nuk është e vërtetë. Ajo është shpejtësia ime reale. Unë jam paketë e plotë, më kuptoni besoj”, ka thënë Marku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat