Boksieri i talentuar i Kombëtares së Kosovës, Remzo Mustafiq (91 kg), është krenar që ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian për të rinj, që po mbahet në Budvë të Malit të Zi.
“Pas fitores kundër boksierit nga Izraeli dhe humbjes ndaj boksierit nga Ukraina përfundojmë Kampionatin Evropian me medaljen e bronztë - vendin e tretë në Evrope.
Kjo medalje historike për Kosovën falë përkrahjes së familjes, Federatës së Boksit të Kosovës me selektor Shefki Bogujevci, dhe punës e përkushtimit të trajnerit tim Mehmet Haxhani.
Desha t’ju falënderoj të gjithë atyre që ishin në përkrahjen time në këtë sukses timin dhe ju premtoj se nuk do te ndalem me punë e do të vazhdoj të ju bëj krenar gjithmonë”, ka shkruar Mustafiq.