Luftëtari i MMA-së detyron kundërshtarin të dorëzojë meçin në një kapje të çuditshme

Boksi

Luftëtari i MMA-së detyron kundërshtarin të dorëzojë meçin në një kapje të çuditshme

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 12:24
Pamje nga dueli

Brett “The Pikey” Johns ka prodhuar njërën ndër fitoren më të çuditshme në finalen TUF 26 përballë Joe Soto.

28-vjeçari  që ka një rekord prej 17 fitoresh, dy barazimesh dhe asnjë humbje, bëri njërën ndër lëvizjet m të çuditshme në MMA – ‘The Calf Slicer’ për të mposhtur kundërshtarin e tij.

Siç mund të shikoni në pamjet më poshtë, Johns shihet duke e shtrënguar kundërshtarin pulpin e këmbës.

Nga dhimbjet që po merrte, Soto u detyruar të trokiste tre herë, në shenjë se po e dorëzonte takimin.

“The Calf Slicer” apo ndryshe që njihet si prerja e pulpit të këmbës është mjaftë e vështirë për t’u ekzekutuar në MMA.

Vështirë se ndodnjë kundërshtar arrin të ekzekutojë me sukses këtë kapje, mirëpo që The Pikey ia doli mbanë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat