Probleme

Boksi

Probleme

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 19:13
Dana White

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka deklaruar se brenda këtij viti do të shkurtojë listën e sportistëve që ai ka nën kontratë. Bëhet fjalë për rreth 60 sportistë më pak që nga viti 2021 nuk do të jenë më nën kontratë me UFC-në.

Ky shkurtim bëhet për shkak të situatës së krijuar në sportin e arteve marciale mikse, si pasojë e pandemisë Covid-19. Aktualisht, UFC-ja ka nën kontratë 724 sportistë, nga të cilët 117 janë femra dhe 607 meshkuj.

“Në fund të vitit do të bëjmë disa shkurtime dhe me shumë gjasa do të jenë rreth 60 të larguar. Lista jonë e sportistëve është shumë e gjatë dhe e fryrë. Po shohim listën dhe do të marrim disa vendime”, tha Dana White.

Në këtë listë do të jetë edhe kubanezi Yoel Romero, 44 vjeç.

“Janë vendime të vështira për t’u marrë”, tha Dana White, që duke folur për vitin 2020 shtoi: “Në përgjithësi ka qenë pozitiv me gjithë gjërat e shëmtuara që kanë ndodhur. Për ne gjërat funksionuan mirë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat