Kosova përgatitet për ngjarjen e madhe

Boksi

Kosova përgatitet për ngjarjen e madhe

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 22:30
Kosova përgatitet për ngjarjen e madhe

Boksierët e Kombëtares së Kosovës në boks (seniorët) nga 31 maj  kanë filluar përgatitjet speciale në Durrës (Shqipëri). 

Këto përgatitje  po zhvillohen me rastin e pjesëmarrjes se boksierëve tanë në Kampionatin Evropian U-22  i cili do të mbahet nga 15 – 25 qershor në Roseto degli Abruzzi (Itali).

Në këto përgatitje selektori Shefki Bogujevci ka përzgjedhur boksierët 52 kg Bashkim Bajoku, 64 kg Shpëtim Bajoku, 69 kg Patriot Behrami, 81 kg Besart Pireva.

Në Kampionatin Evropian U22 do të marr pjesë edhe Donjeta Sadiku (60 kg) e cila pas kualifikimeve se bashku me selektorin Besim Brahimi do ti bashkangjiten ekipit në përgatitje në Durrës deri në datën e nisjes me 15 qershor ne Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat