Federata e Boksit e Kosovës dështon me gjyqtarë në Evropë

Boksi

Federata e Boksit e Kosovës dështon me gjyqtarë në Evropë

Nga: K.G. Më: 16 qershor 2021 Në ora: 13:47
Federata e Boksit e Kosovës dështon me gjyqtarë në Evropë

Federata e Boksit të Kosovës ka bërë të ditur se cilët nga gjyqtarët kanë dështuar e cila e kaloi provimin në AIBA. 

Nga katër gjyqtarë vetëm një kaloi, kjo dëshmon se nuk është bërë punë e mirëfilltë me gjyqtarët e Kosovës.

“AIBA dërgoi rezultatet e provimeve për gjyqtarë AIBA 1 ylli (Star).

Nga 4 gjyqtarët nga Kosova që ju nënshtruan  provimit për AIBA 1 ylli (star) vetëm Marigona Beadini është licencuar me licencë ndërkombëtare AIBA 1 star.

Ndërsa sipas AIBA-s gjyqtarët Agim Shala, Agim Tahiraj dhe Visar Ibrahimi nuk kanë kaluar provimin”, njofton Federata e Boksit të Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat