Maqedonia e Veriut me dy shqiptarë në Kampionatin Botëror që mbahet në Serbi

Boksi

Maqedonia e Veriut me dy shqiptarë në Kampionatin Botëror që mbahet në Serbi

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 17:08
Maqedonia e Veriut me dy shqiptarë në Kampionatin Botëror që mbahet në Serbi

Nga nesër fillon Kampionati Botëror në boks në Beograd të Serbisë dhe e njëjta do të përfundoj me 6 nëntor.

Do të garojnë 650 boksierë në 13 kategori nga 105 vende.

Për herë të parë në historinë e saj 75-vjeçare, Shoqata Ndërkombëtare e Boksit (AIBA) do t'i shpërblejë medalistët me çmime të holla. Fondi i çmimit është 2.6 milion dollarë.

Medalistët e artë do të marrin 100,000 dollarë secili, medalistët e argjendtë 50,000 dollarë secili dhe medalistët e bronzit 25,000 dollarë. Maqedonia e veriut do të garojë me dy boksierët shqiptar Jasin Lama (-60 kg) dhe Arsim Etemi (-80 kg), të udhëhequr nga trajnerja Ruzhdija Kalaç.  

Nënkryetari i Federatës Faton Salihu na trego se këta boksier po ndihen mire dhe se përgatitjet e fundit ata i kane zhvilluar ne Beograd, ndërkohë që ai i ka uruar boksierëve suksese dhe përfaqësim sa më të mirë nga ky Kampionat Botëror.

Cekim se ndër të ftuarit e nderit janë edhe shumë legjenda të boksit, si Mike Tyson, por edhe kampioni aktual i peshave të rënda të WBA, WBO, IBO dhe IBF, Alexander Usik e të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat