Boksieri kosovar Robin Haxhi Krasniqi ka vendosur që luftën e radhës së tij në boksin profesionist ta zhvillojë në Prishtinë, përkatësisht në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Këtë njoftim Krasniqi e bëri javën e kaluar, derisa për këtë event po mbështete edhe na kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
I pari i kryeqytetit përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se 5 gushti do të jetë një natë spektakolare në Prishtinë dhe do të jetë një natë e paharrueshme.
“Robin Krasniqi vjen për herë të parë në stadiumin e #kryeqytetit! Mbrëmje historike boksi: Më datë 5 gusht, stadiumi 'Fadil Vokrri' do të mbushet me adrenalinën e një eventi historik të një nate të paharrueshme boksi profesional ndërkombëtar. Përgatituni për një spektakël të jashtëzakonshëm.”, ka shkruar Rama.