Shaban Tërstena për Faton Salihun: Një ditë historike, një shqiptar në krye të Federatës së Maqedonisë  

Boksi

Shaban Tërstena për Faton Salihun: Një ditë historike, një shqiptar në krye të Federatës së Maqedonisë  

Nga: K. G. Më: 29 gusht 2023 Në ora: 22:34
Shaban Tërstena e Faton Salihu

Sportisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave, Shaban Tërstena, kampion olimpik në vitin 1984 dhe nënkampion olimpik në vitin 1988, ka uruar përzemërsisht Faton Salihun, i cili është zgjedhur kryetar i ri i Federatës së Boksit të Maqedonisë së Veriut.

Legjenda e mundjes, Tërstena, tha se është një ditë historike zgjedhja e Salihut për kryetar të federatës.

Ishte një ditë e veçantë, një ditë historike, për herë të parë pas 65 viteve të themelimi të Federatës së boksit në Maqedoni është zgjedhur një shqiptar nga Shkupi kryetar i ri në kuvendin që u mbajt sot, ku ishin të pranishëm 35 delegatë. 

Kryetari i ri i federatës është  miku im, kampioni evropian për kadet, Faton Salihu. 

Fatoni përveç që je krenar për veten, edhe unë krenohem me ty, të gjitha këto suksese i ke arritur vet e me vullnetin e madh duke punuar në fillim edhe me klubin tënd, K.B Çairi.

Nuk kam çka të them tjetër miku im Faton, urime, shëndet dhe suksese në detyrën e re, të prift e mbara me fitore të reja”, ka shkruar Tërstena në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat