Shemsi Beqiri i shkruan letër të hapur prokurorit zviceran: "Jeni me agresorin ose viktimën?"

Boksi

Shemsi Beqiri i shkruan letër të hapur prokurorit zviceran: "Jeni me agresorin ose viktimën?"

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 16 janar 2017 Në ora: 13:59
Shemsi Beqiri

Para rreth tre viteve studioja e Kickbox-it të Shemsi Beqirit u sulmua nga Paulo Balicha. Përkundër videove të vëzhgimit akoma nuk ka të dënuar për ngjarjen, informon “Bota sot”. 

Në numrin e sotëm të gazetës zvicerane “Basler Zeitung” sportisti Shemsi Beqiri ka shkruar një letër të hapur Prokurorit Stefan Fraefel, duke e akuzuar për shkelje të rënda të afateve kohore. Letra e tij e hapur ka kushtuar 10.000 franga.

“Kujt i shërbeni ju realisht? Për agresorin ose për viktimën? Për të drejtin ose të padrejtin?,”  shkruan mes tjerash në letrën e hapur. “Unë dyshoj në punën tuaj se jo pa qëllim e tejzgjasni procesin.”

Ngjarja ka ndodhur në 24 shkurt 2014. Atëkohë konkurrenti dhe ish trajneri i Beqirit, Paulo Balicha, me rreth 20 persona duhet të ketë sulmuar studion e tij të stërvitjeve. Në një moment Beqiri sulmon njërin nga agresorët duke e përmendur.

Prokuroria vendosi masën e “arrestit me burg” për Balicha, megjithatë pas një kohe të shkurtër ai mbeti i lirë. Gjyqi për rastin e 24 shkurtit ishte vendosur për në fund të 2016, por akoma nuk ka asgjë konkrete përtej limiteve të kaluara.

“Ju, zoti Prokuror, keni vepruar pa guximshëm kur më keni akuzuar mua për ‘vrasje të mbetur në tentativë,’ përkundër që unë jam vetëmbrojtur,” shkruan më tej në letrën e Beqirit.

Prokuroria do dalë me vendim në mes 2017

Në fakt Prokuroria është shfajësuar për shkak të numrit mjaft të madh në përleshjen e 24 shkurtit dhe në komunikatën e shtypit të lëshuar në prill 2016, ka theksuar se do dalin me vendim në mes të 2017.

“Ne mendojmë se në mes të 2017 do përfundojë shqyrtimi jonë, gjithmonë nëse nuk vijnë akuza të reja nga paditësit,” tha Prokuroria në prill 2016. “Mes shumë të akuzuarve kanë ardhur edhe padi tjera të mëpërparshme andaj rasti është komplikuar ndjeshëm.”

Prokuroria Fraefel ka reagur ndaj letrës, duke theksuar se është e pakuptimtë që ajo drejtohet personalisht dhe se ai nuk ka asnjë problem individual me Beqirin.

Por zgjatja e procesit ka shqetësuar edhe avokatin e viktimës, Jascha Schneider, i cili ka thënë: “Provat e mia flasin për hapa konkret kundër Prokurorisë, sepse kjo e fundit na ka trajtuar padrejtësisht.”

Akoma nuk janë dhënë data përfundimtare për fillimin e seancës./Bota sot

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat