Pak kush e kishte pritur se Musli Zymberi do ta marrë timonin e Shoqatës së Trajnerëve të Boksit të Kosovës, për faktin se pati konkurrencë të fortë, por edhe raporte aspak të mira me Federatën e Boksit të Kosovës. Në kuvendin zgjedhor të shoqatës Zymberi fitoi 16 vota, duke e mposhtur Kreshnik Shalën që nuk mori më shumë se 7 vota, Xhevdet Peci 3, Usama Zeqiri 2 dhe Shemi Tahiri. Kjo fitore bindëse Zymberin e bënë edhe më të fortë për synimet që ka. Ai është njeriu që më së shumti ka kritikuar Federatën e Boksit të Kosovës e cila udhëhiqet nga Ramadan Selimi. Zymberi këmbëngulë se do të vazhdojë me kritika për të mirën e boksit që dikur ka qenë krenari. Ai mburret se ka fituar më shumë se 50 për qind të votave, duke u bërë edhe më komod ndaj të gjithëve. Zymberi ka treguar edhe për ndryshimet që pritet t’i bëjë në mandatin e tij dhe sa do të ketë të vështirë të punojë kur dihet se ka pasur vazhdimisht mospajtime të thella me politikën e Federatës së Boksit të Kosovës. Ndryshe, Zymberi është edhe kryetrajner i klubit të boksit Drita nga Gjilani.
“Bota sot”: Z. Musli, u zgjodhët kryetar i ri Shoqatës së Trajnerëve, çfarë premtoni s’e do të ndryshoni?
Musli Zymberi: Me thënë të drejtën, unë kam me pasur shumë vështirë me i ndryshuar gjerat shpejt e shpejt, por me përkrahjen e shokëve të mi, domethënë trajnerëve, jam optimist që do të dëgjohet edhe zëri ynë i cili deri me tani ka qenë i padëgjuar.
“Bota sot”: Vazhdimisht e kritikoni Federatën e Boksit të Kosovës, a do të vazhdoni edhe më tutje me këtë ritëm të kritikave?
Musli Zymberi: Unë njihem si zëri kritikë...
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)