Marigona kujton trofetë në sport!

Boksi

Marigona kujton trofetë në sport!

Nga: K.G. Më: 2 mars 2017 Në ora: 14:35
Trofetë e Marigona Beadinit

Marigona Beadini njihet si boksiere e shkathët dhe ka fituar goxha Kupa e medalje. Ajo sa herë dilte në ring asnjëherë nuk i trembej syri, por gjithmonë e etur për fitore.

Bile disa herë edhe rivalet i kishin frikën, për faktin se Marigona kishte guximin e saj dhe goditje e forta e bënin rivalen që shumë herë të dorëzohej para kohe. Ajo ka postuar një fotografi duke treguar se sa medalje e Kupa ka fituar në karrierën e saj.

Image

Marigona ka qenë edhe karateiste e shkathët dhe e pa konkurrencë, madje me artin e saj shumë herë kishte mahnitur edhe njohësit e këtij sporti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat