Haxhi Krasniqi tregon strategjinë që ka kundër armeno-gjermanit

Boksi

Haxhi Krasniqi tregon strategjinë që ka kundër armeno-gjermanit

Nga: Kemajl Goca Më: 10 prill 2017 Në ora: 10:52
Haxhi Krasniqi gjatë një lufte

Boksieri më i mirë shqiptar, Haxhi Krasniqi, ka përgatitur strategjinë për meçin e 22 prillit e cila do të zhvillohet në Erfurt të Gjermanisë, kundër armeno-gjermanit Arthur Arbraham. Ky supermeç në versionin WBO në kategorinë super të mesme, është eliminator për titullin e botës. Krasniqi ka deklaruar për gazetën kombëtare “Bota sot” se e ka strategjinë për Abrahamin.

Arthur Abraham është kundërshtar i njohur, flitet se keni përgatitur një strategji speciale për të? “Natyrisht se po, trajneri im i ri ka shumë përvojë me kundërshtar të nivelit më të lartë botëror, andaj mendoj se jemi duke e bërë një punë shumë të mirë”, tha Krasniqi. “Përvoja e tij në 22 duele për titullin e botës është rreziku më i madh që e paraqet Abraham, por jam i përgatitur të mënjanojë ato rreziq”, thotë Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat