Aziz Salihu: Kush më mashtroi për banesë? - Bota Sot
Aziz Salihu: Kush më mashtroi për banesë?

Boksi

Aziz Salihu: Kush më mashtroi për banesë?

Nga: Kemajl Goca Më: 9 korrik 2017 Në ora: 16:17
Aziz Salihu

Aziz Salihu, kryetar i klubit të boksit Prishtina, fitues i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është i revoltuar sidomos edhe për banesën që i premtuan, e ende nuk ia siguruan. “Thoshin Azizi i sëmurë, tash jam i shëndoshë, tani eci 12 kilometra në ditë, pse nuk më japin postin si selektor i boksit.

Unë si selektor e arrijë qëllimin dhe çuditem pse nuk i duan njerëz e mëdhenj afër vetes. Por disa sporte i kanë futur familjen e vet në disa federata tjera dhe arrin me korrë suksese, se nuk mundet kush mi penguar. Në kohën e okupimit, si Kosovë gjithherë kam fituar, ku kam qenë bëra bum, nuk di pse i pengon Azizi tani. Pse Komiteti Olimpik mos ta ketë brenda medalistin. Para disa muajve nuk kam pas as pagë si duhet, as banesë nuk kam tash e një kohë.  Po ashtu disa  më kanë premtuar banesë e nuk më kanë siguruar ende, por brenda 15 ditëve do të tregoj se kush më ka mashtruar për banesë”, tha Salihu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat