Mayweather tregon përparësitë që i ka McGregor për duelin ndaj tij

Boksi

Mayweather tregon përparësitë që i ka McGregor për duelin ndaj tij

Më: 9 gusht 2017 Në ora: 17:19
Floyd Mayweather dhe Conor McGregor

Floyd Mayweather ka pranuar se Conor McGregor e ka moshën në anën e tij për duelin e Las Vegasit.

Më 26 gusht do të zhvillohet superdueli ndërmjet kampionit të pamposhtur të boksit dhe kampionit të dyfishtë të UFC-së.

Edhe pse të gjithë e konsiderojnë favorit absolut boksierin amerikan, vet ai beson se mosha mund të ketë rol të madh përballjen ndaj irlandezit.

Mayweather është 40 vjeç dhe do të kthehet në ring dy vjet pas pensionimit. Nga ana tjetër, McGregor është 29 vjeç dhe ka qenë aktiv vazhdimisht.

“Ai është shumë më i ri. Nëse më shikoni mua dhe Conor McGregorin në letër, ai është më i gjatë, ka arritje më të madhe, është më i madh nga poshtë e lartë”.

“Është shumë më i ri, prandaj rinia është në anën e tij. Unë i kam mbushur disa vjet. Tash jam në të katërdhjetat”.

“Prandaj nëse shikon gjithçka në letër, atëherë përparësi ka Conor McGregor. Unë jam më i moshuar. Nuk jam boksieri i njëjtë që kam qenë para dy vitesh. Nuk jam boksieri që kam qenë para pesë vitesh. E kam humbur hapin”, ka thënë Floyd për ESPN. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat