Mayweather pas fitores: Tërhiqem nga boksi, zgjodha partnerin e duhur për kërcimin e fundit

Boksi

Mayweather pas fitores: Tërhiqem nga boksi, zgjodha partnerin e duhur për kërcimin e fundit

Më: 27 gusht 2017 Në ora: 07:38
Floyd Mayweather

Floyd Mayweather ka njoftuar pensionimin përfundimtar nga boksi profesionist, pas fitores ndaj irlandezit Conor McGregor.

Amerikani, i cili konsiderohet si njëri nga boksierët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, u shpreh i kënaqur që ndeshjen e fundit të karrierës e zhvilloi ndaj McGregorit.

“E zgjodha partnerin e duhur të kërcimit për vallëzimin tim të fundit… kjo ishte ndeshja ime e fundit”, deklaroi Mayweather.

Mayweather mban një rekord fantastik prej 50 ndeshjeve, me të gjitha fitore në boksin profesionist. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat