Floyd Mayweather ka ngrënë drekën e njëjtë çdo ditë deri në mbrëmjen e meçit me Conor McGregor, të cilin e fitoi, me ç’rast e vulosi bilancin rekord, pa humbje, prej 50-0.
Kuzhinieri i tij, J Santiago, i ka thënë TMZ-së se dieta e bokserit përbëhej nga vezët, pomfritët e shtëpisë, proshutë derri, virshlle gjeldeti dhe kaçamak.
Ndërsa pjesa tjetër e mbetur e menysë së tij përbëhej nga pulë skare, sos hudhre, dhe karkalecë të kavërdisur e marinuar.
Por para matjes së të premtes, Mayweather u desh që t’i hajë vetëm dy banane dhe t’i pijë disa gota ujë për ta arritur peshën e duhur.