Shqiptari mposht Tyson Pedron, i afrohet garës për titull

Boksi

Shqiptari mposht Tyson Pedron, i afrohet garës për titull

Më: 10 shtator 2017 Në ora: 10:44
Ilir Latifi vs Tyson Pedron

Ilir Latifi ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme, e cila gjë e bën t’i afrohet edhe më tepër titullit të kampionit.

Luftëtati shqiptar mbrëmë në Edmonton të Kanadasë arriti t’i shkaktojë humbjen e parë në karrierë australianit, Tyson Pedro.

Latifi fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve, të cilët në secilin raund ia dhanë fitoren me rezultat 29-28, 29-28, 30-27.

Latifi tani është një nga konkurrentët për ta fituar titullin në peshat e rënda në UFC.

“Dua të falënderoj të gjithë familjen, shokët, dhe fansat për përkrahjen. Një hap më afër synimit. UF215”, ka shkruar Latifi në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat