Mbyllet në mënyrë kontraverze meçi i madh i boksit

Boksi

Mbyllet në mënyrë kontraverze meçi i madh i boksit

Më: 17 shtator 2017 Në ora: 18:55
Gennady Golovkin dhe Canelo Alvarez

Në barazim është mbyllur meçi që cilësohej si më i miri i vitit, ai mes Gennady Golovkin dhe Canelo Alvarez. Pikët e dhëna nga njëra gjyqtare e duelit ka hapur polemika të mëdha. Të dy boksierët nuk e pranuan rezultatin.

Boksieri kazak Gennady Golovkin ka mbrojtur titujt kampionë bote në peshën e mesme, pas barazimit në duelin e sotëm ndaj meksikanit Saul “Canelo” Alvarez, një përballje magjike me 12 raunde mes dy prej boksierëve më të mirë të kësaj peshe.

Një nga gjyqtarët i dha fitoren Golovkin (115-113), njëri i dha fitoren Alvarez (118-110), ndërsa njëri nga gjyqtarët e dha rezultatin barazim (114-114). Për pasojë, asnjë fitues nga kjo përballje e madhe e peshave të mesme, por më i fituar është Golovkin, që mbron titujt kampionë edhe pse për të ky është barazimi i parë në karrierë pas 37 fitoresh.

Për Alavarez ky është barazimi i dytë në karrierë, ku numëron edhe 49 fitore e 1 humbje. Boksierët konfirmuan menjëherë pas duelit revanshin.

Përballja, e zhvilluar në stadiumin “T-Mobile Arena” të Las Vegasit, ashtu sikurse edhe pritej, ka qenë e ekuilibruar në raundet e para, ku boksierët studionin taktikën e njëri-tjetrit dhe hera-herës lëshonin grushte të fortë, për të rrëmbyer pikët e nevojshme për t’i fituar ato, shkruan Telesport.

Në raundin e pestë sfida bëhet më interesante, me boksierët që nisin seriozisht të bëhen më kërcënues, duke kërkuar fitoren para raundit te 12-të. Ai që është më i saktë dhe këmbëngulës në ring është Golovkin, që nis të fitojë një e nga një raundet me pikë, duke marrë epërsinë e këtij dueli.

Edhe në raundet e mbetura është Golovkin ai që ka epërsi, e “gozhdon” më shpesh rivalin e tij meksikan te litarët e ringut, duke e patur vazhdimisht nën kontroll përballjen. Hera-herës Alvarez “zgjohet” dhe tenton të godasë kazakun, duke rikuperuar disavantazhin në raundet e fundit dhe rikthyer ekuilibrin në ring.

Të dy boksierët në fund festuan fitoren pas mbylljes së raundit të 12-të, por gjyqtarët befasuan me vendimin e tyre, duke vendosur për barazimin, një rezultat që i shkon më së shumti për shtat Golovkin, që mbron titujt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat