Surprizon Conor McGregor, me sy të nxirë gjatë udhëtimit me avion - Bota Sot
Surprizon Conor McGregor, me sy të nxirë gjatë udhëtimit me avion

Boksi

E hënë, 22 tetor 2018

Surprizon Conor McGregor, me sy të nxirë gjatë udhëtimit me avion

Më: 27 janar 2018 Në ora: 10:15
Conor McGregor

Conor McGregor ka postuar sot në faqen e tij zyrtare “Instagram” një foto duke ngrënë drekë me djalin e tij të vogël teksa udhëton me aeroplan, por ajo që binte në sy ishte se syri i majtë ishte i nxirë.

Diçka e çuditshme kjo, duke qenë se irlandezi nuk zhvillon një sfidë që prej gushtit të kaluar, kur dueloi në ring me boksierin Floyd Mayweather.

Ndërkohë që, së fundi, ai ka blerë edhe një shtëpi të re me vlerën e 21 milionë stërlinave dhe duket se po kalon një kohë të mrekullueshme me djalin e tij.

“Po ha drekë me djalin tim ndërkohë që po udhëtojmë me avion privat në Ibiza. Djali im është njësoj si babai, një kafshë e pamëshirshme”, shkruan McGregor, që pak ditë më parë iu hoq titulli kampion bote në peshën e lehtë, duke qenë se nuk e mbron atë prej më shumë se një viti. Nuk dihet ende nëse irlandezi do të rikthehet në kafaz, ndërkohë që presidenti i UFC-së, Dana White, mendon se McGregor mund të tërhiqet nga sporti pasi fitoi 100 milionë dollarë nga dueli me Mayweather.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test