Haye largohet nga boksi - Bota Sot
Haye largohet nga boksi

Boksi

E martë, 20 nëntor 2018

Haye largohet nga boksi

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 16:49
Haye largohet nga boksi

David Haye ka konfirmuar sot tërheqjen e tij nga sporti i boksit, një muaj pas humbjes që pësoi me Tony Bellew në revanshin e zhvilluar në Londër. Boksieri 37-vjeçar, vendosi t’i japë fund karrierës së tij, pas 32 duelesh si profesionist në ring (28 fitore e 4 humbje), por dy sfidat e fundit me Bellew i humbi të dyja. Lajmin e ka konfirmuar vetë Haye përmes një mesazhi në rrjetet sociale, në fund të një karrierë 16-vjeçare, e cila ka nisur në vitin 2002 në peshën “cruiserweight”. Në vitin 2008 ai u bë kampion bote në këtë peshë, duke mbajtur 3 nga 4 tituj e kësaj peshe.

Më pas, në vitin 2009, haye u ngjit në peshën e rëndë, ku dhe u shpall kampion bote në kategorinë WBA, ps triumfit ndaj Nikolay Valuev në nëntor të këtij viti, por në vitin 2011 e humbi atë, pas sfidës me Wladimir Klitschko. Dëmtimet anuluan dy herë duelin e tij me Tyson Fury, duke iu nënshtruar edhe një ndërhyrje kirurgjikale dhe më pas u tërhoq nga sporti. Haye iu rikthyer karrierës në janar të 2016-ës, por këtë herë karriera e tij ishte më e shkurtër dhe pas 16 muajsh vendosi të tërhiqej përfundimisht nga sporti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test