Alvarez: Unë shoh gjithnjë përpara - Bota Sot
Alvarez: Unë shoh gjithnjë përpara

Boksi

E martë, 13 nëntor 2018

Alvarez: Unë shoh gjithnjë përpara

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 17:15
Alvarez: Unë shoh gjithnjë përpara

Boksieri meksikan Saul “Canelo” Alvarez, kampioni i botës në peshën e mesme, ka vendosur të ngjitet në peshë e Divizion, duke kërkuar edhe titullin kampion në peshën super të mesme, ku do të duelojë më 15 dhjetor ndaj britanikut Rocky Fielding. Kjo përballje do të zhvillohet në “Madision Square Garden” të Nju Jorkut, me Fielding që do të mbrojë titullin e kategorisë WBC.

“Unë shoh gjithnjë përpara me dëshirën për të eksploruar horizonte e sfida të reja. Pasi arrita objektivin tim për të qenë kampion bote në peshën e mesme, tani synoj të jem kampion në një Divizion tjetër”, tha Canelo Alvarez.

“Unë do të vazhdoj t’i tregoj mbarë botës se jam boksieri më i mirë në botë në “pound for pound”. Për mua ka qenë gjithnjë një ëndërr të dueloj në Nju Jork dhe në “Mekën” e boksit siç është “Madison Square Garden”. Dua të kënaq edhe fansat e mi që janë aty”, u shpreh Alvarez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test