Dorëzon titullin

Boksi

Dorëzon titullin

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 12:35
Billy Joe Saunders

Boksieri britanik Billy Joe Saunders, 26 fitore dhe asnjë humbje në karrierën e tij, kamapion bote në peshën e mesme në kategorinë WBO, ka nxjerrë vakant titullin e këtij Divizioni. 29-vjeçari e mori këtë vendim pas lajmit se ka dalë pozitiv gjatë një testi antidoping. Për pasojë, dueli mes Demetrius Andrade dhe Walter Kautondokwa, që do të zhvillohet më 20 tetor në këtë Divizion, do të jetë i vlefshëm për titullin e kategorisë WBO, që tashmë është vakant.

Lajmin e ka konfirmuar presidenti i WBO-së, Francisco Valcarcel përmes një komunikate zyrtare, që shtoi se Saunders do të pezullohet 6 muaj për shkeljen e rregullave antidoping. “B.J. Saunders ka dorëzuar vullnetarisht titullin kampion bote të peshës së mesme dhe ka kërkuar publikisht ndjesë për shkeljen e rregullave”, tha Valcarcel, presidenti i WBO-së.

Për sa i përket boksierit britanik, Billy Joe Saunders, ai pritet të rikthehet në ring verën e 2019-ës, por nuk dihet nëse do t’i jepet mundësia të duelojë menjëherë për të rimarë titullin kampion që sapo nxori vakant.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat