Merret vendimi për Khabibin dhe McGregorin - Bota Sot
Merret vendimi për Khabibin dhe McGregorin

Boksi

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Merret vendimi për Khabibin dhe McGregorin

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 09:40
Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov

Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov i hedhin paq për rrëmujën që shkaktuan në përfundim të duelit mes tyre në Las Vegas.

Komisioni i Sporteve të Nevadës njoftoi se dy luftëtarët e UFC-së janë pezulluar përkohësisht për incidentet që ndodhën pas ndeshjes mes tyre.

Dënimi do të hyjë në fuqi të hënën dhe do të zgjasë minimumi deri në datë 24 tetor, atëherë kur do të mbahet një seancë dëgjimore ku do të përcaktohet dënimi për dy luftëtarët.

Pas këtij lajmi, Khabib ka reaguar duke thënë se do ta lërë UFC-në nëse do të pezullohet miku i tij Zubaira Tukhogov, i cili hyri në oktagon dhe goditi McGregorin pas përfundimit të ndeshjes. 

“Nëse vendosin që ta heqin nga UFC-ja, ta dinë që do të iki edhe unë. Ne kurrë nuk i braktisim vëllezërit tanë në Rusi. Ndeshjen që kishte për të zhvilluar ia anuluan, tani duan edhe ta largojnë nga UFC-ja. Harrojnë që ishte irlandezi ai që goditi i pari me grusht”, shkruan Khabib në rrjetet sociale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test