Skandaloze: Indianët sërish i bëjnë probleme Kosovës!

Boksi

Skandaloze: Indianët sërish i bëjnë probleme Kosovës!

Nga: Kemajl Goca Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 13:15
Ilustrim Besim Brahimi, Donjeta Sadiku dhe Latif Demolli

Është e pakuptimtë dhe neveritëse se si shteti i Indisë sërish i bën probleme Kosovës. Federata e Boksit e Kosovës është e pranuar me të drejta të plota në AIBA dhe EUBC dhe e ka të drejtën të garojë në çdo garë të nivelit më të lartë botëror. Autoritetet indiane sërish bëjnë probleme sa i përket vizave, duke mos i pajisur ekspeditën e kombëtares së Kosovës, ky është edhe një skandal dhe që patjetër duhet të sanksionohet nga mekanizmat më të lartë të AIBA-së.

“Boksierja nenkampione e Botës për juniore në vitin 2015, kampionia e Evropës për juniore në vitin 2016, Donjeta Sadiku dhe ekipi i Kosovës, selektori Besim Brahimi dhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli, prapë kanë hasur në probleme për t’u pajisur me viza të shtetit të Indisë, ku mbahet Kampionati Botëror për femra seniore nga 15 – 25 nëntor të këtij viti.

Vitin e kaluar 2017 ekipi i Kosovës nuk u pajis me viza te shtetit të Indisë për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror, ku ndërhyri Ministria e punëve të Jashtme e Indisë me arsye se shteti Indian nuk i njeh pasaportën e shtetit të Kosovës dhe nuk e pranon si shtet Republikën e Kosovës, por duhet të kemi pasaporta të ndonjë shteti tjetër që e njeh India.

Po këtë vit ekipi i Kosovës është pajisur me pasaporta Shqiptare për të mundur të hyjë në Indi dhe të marrë pjesë në Kampionatin Botëror, edhe pse ka dorëzuar të gjitha dokumentacionin e kërkuar në Ambasadën Indiane në Sofje (Bullgari), ende nuk ka kurrfarë konfirmimi, edhe pse nga 4 nëntor deri me 12 nëntor organizohet kampi i përbashkët botëror në New Delhi, ku dhe Kosova ka paraqitur pjesëmarrjen në këtë kamp që boksierja Donjeta Sadiku të jetë sa më e përgatitur për Kampionatin Botëror, që është edhe kualifikues për Lojërat Olimpike – ‘Tokyo 2020’.

Duhet cekur se Federata e Boksit të Indisë, Federata Botërore - AIBA, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, Komiteti Olimpik Indian, kanë lejuar pjesëmarrjen e Kosovës në këtë Kampionat botëror dhe së bashku me Komiteti Olimpik i Kosovës janë duke bërë trysni në Ministrin e punëve të jashtme të Indisë që të lejojnë pajisjen e ekipit të Kosovës me viza. Shpresojmë dhe besojmë se deri me 13 nëntor ekipi i Kosovës të pajiset me viza dhe të udhëtojë drejt Indisë”, bëhet e ditur nga Federata e Boksit e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat