Turqia e quan “turp për njerëzimin” trajtimin e myslimanëve ujgurë në Kinë

Bota

Turqia e quan “turp për njerëzimin” trajtimin e myslimanëve ujgurë në Kinë

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 20:11
Foto

Në një deklaratë të së shtunës, zëdhënësi i ministrisë së jashtme turke, Hami Aksoy, tha se Kina ka arrestuar në mënyrë arbitrare më shumë se një milion ujgurë, njofton Klan Kosova.

Ai tha se popullsia myslimane turke u përball me presion dhe “asimilim sistematik” në Kinën Perëndimore.

“Nuk është më sekrete se më shumë se një milion turq Ujgur, të cilët janë të ekspozuar ndaj arrestimeve arbitrare, i nënshtrohen torturës dhe pastrimit të trurit politik në qendrat e përqendrimit dhe burgje”, tha Aksoy.

“Ne ftojmë autoritetet kineze të respektojnë të drejtat themelore të njeriut të turqve ujgur dhe të mbyllin kampet e përqendrimit, “tha ai.

Presidenti turk, Recep Tayiyp Erdogan, dikur e kishte akuzuar Kinën për gjenocid, por që atëherë ka pasur marrëdhënie diplomatike dhe ekonomike me Pekinin.

Rajoni Xinjiang në Kinë është shtëpi për rreth 10 milionë Ujgur. Grupi mysliman turk, i cili përbën rreth 45 për qind të popullsisë së Xinjiang, ka akuzuar autoritetet kineze për diskriminim kulturor, fetar dhe ekonomik.

Praktikimi i Islamit është i ndaluar në disa pjesë të Kinës. Myslimanët nuk guxojnë të shihen duke u lutur, agjëruar, të kenë mjekër apo shami pasi janë të kërcënuar me arrestim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat