Horror një klub nate në Meksikë, 15 të vdekur

Bota

Horror një klub nate në Meksikë, 15 të vdekur

Më: 10 mars 2019 Në ora: 10:58
Foto ilustrim

Së paku 15 persona janë vrarë në një klub nate në provincën Guanajuato të Meksikës, që është rreth 350 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit Mexico City

Sophia Huett Lopez, zyrtare e provincës meksikane Guanajuato, konfirmoi se në Salamanca ka patur një sulm të aramtosur në klubin e natës “La Playa”. Ajo tha se janë vrarë të paktën 15 persona, citojnë mediat lokale.

Po ashtu theksohet se një numër i madh janë të plagosur.

Policia dhe prokuroria akoma nuk janë prononcuar rreth rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat