Zjarri përfshinë shtëpinë e pleqve në Kroaci, të paktën 6 të vdekur

Bota

Zjarri përfshinë shtëpinë e pleqve në Kroaci, të paktën 6 të vdekur

Më: 11 janar 2020 Në ora: 16:01
Foto ilustrim

Një zjarr ka përfshirë një shtëpi pleqsh në pjesën veriore të Kroacisë në orët e hershme të së shtunës, duke vrarë së paku gjashtë persona, kanë thënë autoritetet atje.

Zjarri nisi rreth orës 5 të mëngjesit në një strehimore private

Një zjarr përfshiu një pjesë të një shtëpie pleqsh në pjesë veriore të Kroacinë në orët e para të mëngjesi të së shtunës, duke lënë të vdekur të paktën gjashtë persona, thonë autoritetet atje.

Zjarri shpërtheu rreth orës 5 të mëngjesit në një shtëpi pleqsh në fshatin Andrashevac, 30 kilometra në veri të Zagrebit. Një hetim është duke u zhvilluar për të gjetur shkaktarin e zjarrit.

“Fatkeqësisht, sipas informacionit fillestar që kemi marrë, gjashtë persona vdiqën,” u tha Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç, gazetarëve pasi arriti në në vendin ngjarjes. “Në këtë moment, nuk kemi informata të mjaftueshme për të thënë diçka më shumë”, tha ai.

“Ne duhet të presim derisa autoritetet të mbarojnë punën e tyre,” shtoi Plenkoviç, shkruan “The Associated Press”.

Mediat kroate thanë se zjarri shpërtheu në një ndërtesë prej druri afër ndërtesës kryesore të shtëpisë së pleqve. Televizioni N1 tha se rreth 20 persona ishin duke qëndruar atje kur shpërtheu zjarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat