ShBA kërkon hetime transparente për shpërthimin në port të Bejrutit

Bota

ShBA kërkon hetime transparente për shpërthimin në port të Bejrutit

Më: 16 gusht 2020 Në ora: 13:58
Bejrut

Diplomacia amerikane ka kërkuar një hetim transparent dhe të besueshëm për shpërthimin e 4 gushtit në portin e Bejrutit, ndërsa disa hetues të FBI po i drejtohen Libanit për të ndihmuar autoritetet lokale.

“Ne duhet të sigurohemi që ka një hetim të plotë, transparent dhe të besueshëm”, deklaroi zëvendëssekretari i Departamentit amerikan të Shtetit për Çështjet Politike, David Hale, pikërisht në vendin e shpërthimit.

Shpërthimi ka shkaktuar deri tani vdekjen e 179 personave dhe plagosjen e mijëra të tjerëve.

Diplomati i lartë, David Hale shtoi se agjentë nga Byroja Federale e Hetimit do të mbërrinin gjatë fundjavës, me ftesë të autoriteteve libaneze, dhe do të ndihmonin në përcaktimin e rrethanave të këtij shpërthimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat