13 të vrarë në konfliktin për tokat mes indigjenëve në Guatemala

Bota

13 të vrarë në konfliktin për tokat mes indigjenëve në Guatemala

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 20:41
Foto ilustrim

Të paktën 13 njerëz janë vrarë në perëndim të Guatemalas, duke përfshirë gra, fëmijë dhe një polic, në një konflikt të vjetër për tokën mes fshatrave indigjene.

Policia tha se konfrontimet kishin nisur prej të premtes dhe zgjatën deri të shtunën në zonën rreth 160 kilometra larg kryeqytetit.

Dymbëdhjetë njerëz u gjetën të vrarë në një fshat Nahuala, ku qëndron kufiri territorial me popullsisë indigjene të Santa Catarina, tha në një deklaratë policia kombëtare.

Mes viktimave që përfshinin fëmijë, burra e gra, u raportua dhe vdekja e një oficeri policie.

Dy oficerë policie gjithashtu ishin plagosur  në konfliktin që zgjat prej gati një shekulli mes dy popullsive indigjene me origjinë te lashte Maya.

Presidenti Alejandro Giamattei në maj kishte shpallur gjendjen e emergjencës pas përshkallëzimit të dhunës.

“Diferencat  mes tyre kanë vijuar prej 100 vjetësh dhe kanë marrë jetët e shumë fshatarëve të përfshirë në mbrojtjen e tokës”, tha asokohe Giammattei.

Në tentativat e dialogut për zgjidhjen e konfliktit minsitri i mbrojtjes shtuar prezencën e policisë për parandalimin e konflikteve.

“Ne i dënojmë këto akte çnjerëzore e irracionale”, tha policia pas ngjarjeve të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat