Inteligjenca amerikane: Rusia nuk ka trupa të mjaftueshme për ta pushtuar tërësisht Khersonin!

Bota

Inteligjenca amerikane: Rusia nuk ka trupa të mjaftueshme për ta pushtuar tërësisht Khersonin!

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 15:20
Foto ilustrim

Moska është duke u përballur me mungesa të theksuara në trupat ushtarake, kësisoj Khersoni është duke iu ikur nga duart. Kështu raporton Avril Haines, drejtori i inteligjencës kombëtare të SHBA-së, gjatë një konference në Uashington DC, ku bën me dije se “Kremlini është duke u përballur me rritjen e qëndresës në Ukrainën jugore”.

SHBA-ja beson se Rusia nuk ka forca të mjaftueshme në Kherson, për të pushtuar dhe kontrolluar në mënyrë efektive rajonin, veçanërisht pas tërheqjes së forcave nga zonat e luftës në lindje të Donbas-it. Një zyrtar tjetër amerikan ka thënë për CNN-in se forcat ukrainase pritet të sulmojnë zyrtarët rusë, të cilët operojnë në vend.

Ukraina gjithashtu ka kryer kundërsulme të kufizuara pranë Khersonit, duke tensionuar më tej forcat ruse. Rajoni i Kherson-it ka qenë objektiv parësor për Rusinë, në mënyrë që të ushtrojë hegjemoninë e saj në bregun e Detit të Zi, mandej përmes tij të kontrollojë edhe hyrjen në gadishullin e Krimesë.

Është e paqartë se sa forca ruse mund të jenë afër Kherson-it, por pushtimi i një popullsie armiqësore lokale kërkon shumë më shumë ushtarë sesa një pushtim paqësor i territorit. Udhëheqësit e Rusisë i kanë dhënë prioritet fushatës ushtarake në kurriz të çdo pamjeje të qeverisë. “Është e qartë se nuk është diçka, për të cilën ata janë në gjendje të investojnë tani”, tha një zyrtar amerikan.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat