Irani premton t'i japë Rusisë raketa që do të zemërojë Perëndimin

Bota

Irani premton t'i japë Rusisë raketa që do të zemërojë Perëndimin

Nga: A.SH Më: 19 tetor 2022 Në ora: 16:45
Foto ilustrim

Irani ka premtuar se do t'i sigurojë Rusisë raketa tokë-ajër, përveç më shumë dronëve, kanë thënë zyrtarë nga vendi i Lindjes së Mesme, përcjell Bota sot.

Furnizimi me dronë ka zemëruar Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera perëndimore të cilat po mbështesin Ukrainën në luftë.

Armët iraniane mund të ofrojnë një nxitje të rëndësishme për përpjekjet e Rusisë për luftë kundër Ukrainës, por sundimtarët klerikë të Iranit përballen me presionin ndërkombëtar në rritje për aleancën e tyre ushtarake me Moskën.

Më herët sot, BE-ja pranoi përkohësisht të sanksionojë tetë persona dhe subjekte për përdorimin e dronëve të prodhuar nga Irani në sulmet ruse në Ukrainë, thanë tre diplomatë nga blloku.

Një zyrtar i presidencës franceze ka thënë se sanksionet do të miratohen këtë javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat