Zelensky në vizitën e parë në Britani që nga nisja e luftës

Bota

Zelensky në vizitën e parë në Britani që nga nisja e luftës

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 10:00
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë një seance plenare të Parlamentit ukrainas në Kiev. Fotografi nga arkivi.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë 8 shkurtit do të vizitojë Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo do të jetë vizita e parë e tij në këtë shtet që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës një vit më parë.

Zyra e kryeministrit britanik, Rishi Sunak, tha se lideri ukrainas do të zhvillojë takime me të dhe do të mbajë në fjalim në Parlament.

Qeveria britanike po ashtu njoftoi se trajnimi që u bën forcave ukrainase do të zgjerohet dhe në trajnime do të përfshihen edhe pilotët e avionëve luftarakë dhe marinsat.

Zelensky u ishte adresuar ligjvënësve britanikë në marsin e vitit të kaluar, përmes video-lidhjes nga Kievi.

Që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, Zelensky ka realizuar vetëm një shtet të huaj, përkatësisht ai vizitoi Shtetet e Bashkuara dhjetorin e vitit të kaluar./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat