LIVE: Ukraina nuk gjen qetësi, Macron befason me qëndrimin e tij – ka një mesazh për ata që duan të ‘shtypin’ Rusinë

Bota

LIVE: Ukraina nuk gjen qetësi, Macron befason me qëndrimin e tij – ka një mesazh për ata që duan të ‘shtypin’ Rusinë

Nga: Bota sot Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 08:49 Përditësuar në ora: 23:41 më 18.02.2023
Vladimir Putin dhe Macron

Lufta në Ukrainë, Macron i prerë: Dua humbjen e Rusisë, por jo shkatërrimin e saj

Presidenti francez Emmanuel Macron tha sonte se ai dëshiron “humbjen” e Moskës kundër Ukrainës, por paralajmëroi ata që “duan të shtypin Rusinë” se ky nuk do të jetë kurrë qëndrimi i vendit të tij.

“Unë dua humbjen e Rusisë në Ukrainë dhe dua që Ukraina të jetë në gjendje të mbrohet, por jam i bindur se, në fund, kjo nuk do të bëhet me mjete ushtarake”, tha Macron në një intervistë që dha për mediat franceze

“Unë nuk besoj, siç besojnë disa, se ne duhet ta shkatërrojmë plotësisht Rusinë, ta sulmojmë atë në tokën e saj. Këta vëzhgues duan mbi të gjitha të shtypin Rusinë. Ky nuk ishte dhe nuk do të jetë kurrë qëndrimi i Francës”, shtoi ai.

“Vëzhguesit” duket se janë, për presidentin francez, ata që, kryesisht në Evropën Lindore, kritikuan ashpër, në maj 2022, deklaratën e tij se Rusia duhet “poshtëruar”.

Mbi 10 mijë mercenarë rus të grupit Wagner janë vrarë në Ukrainë, shumica të dënuar për krime

Në një vizitë të realizuar së fundi në Bakuskaja shihen varre të reja dhe objekte të ndërtuara për djegien e trupave të pjesëtarëve të grupit Wagner, që kanë vdekur në luftë.

Në një vizitë të realizuar së fundi në Bakuskaja shihen varre të reja dhe objekte të ndërtuara për djegien e trupave të pjesëtarëve të grupit Wagner, që kanë vdekur në luftë.

Në një fshat të vogël në jugperëndim të Rusisë, trupat e luftëtarëve të grupit mercenar rus Wagner, janë duke u djegur në një varrezë specifike e cila po vazhdon të rritet, duke vënë në pah rritjen e numrit të viktimave të këtij grupi në Ukrainë.

Sipas të intervistuarve, incizimeve dhe vizitës së një korrespodenti të Shërbimit rus të Radios Evropa e Lirë në atë zonë, më shumë se 300 luftëtarë janë varrosur në këtë qendër prej kur ka nisur lufta e Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.

Sipas të dhënave, varrezat janë duke u zgjeruar shpejt muajve të fundit.

Kjo rritje është raportuar në kohën kur ka ndodhur ofensiva e përgjakshme ruse në lindje të Ukrainës, ku grupi mercenar ka luajtur rol kyç.

Përafërsisht 50.000 luftëtarë nga kompania mercenare Wagner besohet se janë në Ukrainë.

Qeveria amerikane ka vlerësuar që më shumë se 10.000 pjesëtarë të këtij grupi kanë vdekur në luftë, krahas pjesëtarëve të ushtrisë ruse.

Pjesa më e madhe e këtyre mercenarëve janë të burgosur që janë rekrutuar për të luftuar në këmbim të lirimit nga burgu.

Grupi rus për të drejta të njeriut, Rusia mbrapa grilave, beson që rreth 40.000 të burgosur janë rekrutuar për të luftuar për grupin deri më tani, derisa Qeveria amerikane beson se 90 për qind e mercenarëve janë të burgosur.

Gjatë një udhëtimi të realizuar së fundi në Bakuskaja, gjurmët e varrezave të sapohapura kanë qenë lehtë të vërejtshme, ashtu sikurse hapësirat ku dërgohen mbetjet e djegura.

Para shumë varrezave shihen çmimet e ndara dhe lule.

Ndonëse në një pjesë të madhe të varrezave ka kryqe ortodokse, në disa tjera shihen edhe gjysmëhëna islame.

Varre të reja hapen në këtë zonë gati çdo ditë.

Përveç shenjave të zisë, banorët lokalë kanë thënë se nuk kanë parë shërbime të organizuara të funeraleve në këtë zonë.

“Ata varrosin 16 persona brenda ditës në varrezë… Ata i djegin trupat ditë e natë”, ka thënë Andrei, banor në Bakuskaja, mbiemri i të cilit nuk është publikuar për çështje sigurie.

“Nuk ka pasur vend për t’i varrosur (në fshat apo zonat fqinje), prandaj (luftëtarëve) të Wagnerit u është ndarë një varrezë e posaçme”.

Një analizë e kryer nga Radio Evropa e Lirë, duke identifikuar emrat dhe datat e lindjes së personave të vdekur, dhe duke i krahasuar me të dhënat e proceseve gjyqësore, ka gjetur se shumica e personave të varrosur kanë qenë të dënuar për krime.

Një hapësirë shtesë për varrosjen e luftëtarëve të grupit Wagner është ndarë edhe në rajonin Krasnodar në Rusi.

Varreza nuk është shumë larg prej Molkinit, një fshat ku gjenden hapësira për trajnimin e pjesëtarëve të Wagnerit.

Wagner udhëhiqet nga Yevgeny Prigozhin, oligark rus që njihet si “shefi i kuzhinës së Putinit”, për shkak të kontratave që kanë nënshkruar kompanitë e tij për të përgatitur ushqimet në ceremoni të rëndësishme të Kremlinit, në të cilat ka marrë pjesë presidenti rus, Vladimir Putin.

Vendet e G7 janë angazhuar për sanksione kundër Rusisë, thonë ministrat e jashtëm

Ministrat e Jashtëm të vendeve të G7 (Grupi i Shtatë) thonë se mbeten të përkushtuar ndaj mbajtjes dhe intensifikimit të sanksioneve ndaj Rusisë për të kufizuar përpjekjet e saj të luftës në Ukrainë, përcjell Bota sot.

Ka pasur shqetësime se vendosmëria e disa vendeve për të vazhduar sanksionet kundër Rusisë mund të dobësohet ndërsa konflikti zvarritet, duke qenë se shumë prej tyre po përballen me rritje të konsiderueshme të kostos së jetesës në vend.

Në një deklaratë të përbashkët, ministrat e jashtëm thanë se presin që vendet e tjera të mos shmangin dhe minojnë këto sanksione.

Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius tha se një fitore ruse mund të inkurajojë Moskën të sulmojë vendet e tjera.

Pistorius tha në Konferencën e Sigurisë në Mynih se kishte siguruar presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy se Gjermania dhe aleatët e saj do ta ndihmojnë Kievin "për aq kohë sa të duhet".

​Ukraina raporton sulme të reja raketore nga forcat ruse

Kievi ka raportuar një breshëri sulmesh me raketa ruse, duke rezultuar në ndërprerje të reja të energjisë elektrike.

Alarmet për sulm ajror që u lëshuan në të gjithë vendin dje në mbrëmje u hoqën të sot në mëngjes.

Kreu i zyrës presidenciale në Kiev, Andriy Yermak tha se raketat u lëshuan nga avionët në zonat e pushtuara nga Rusia.

“Si masë paraprake për të parandaluar dëme të mëtejshme, energjia elektrike është ndërprerë në Kiev dhe zonën përreth tij, si dhe në zonën industriale të Dnipropetrovsk dhe në rajonin e Detit të Zi të Odesës”, tha kompania e energjisë DTEK.

Të paktën dy raketa u raportuan në rajonin Khmelnytskyi në perëndim të vendit.

Një shpërthim u dëgjua në Khmelnytskyi”, tha guvernatori ushtarak Serhiy Hamaliy në Telegram.

Menjëherë më pas, ai raportoi një shpërthim të dytë.

Guvernatori ushtarak i rajonit të Detit të Zi të Mykolaiv, Vitaliy Kim njoftoi se dy raketa kishin fluturuar mbi rajonin në perëndim të vendit.

Forcat e armatosura të Ukrainës raportuan gjithashtu se dy raketa ruse Kalibr ishin lëshuar nga anijet që i përkisnin flotës ruse të Detit të Zi.

Lufta në Ukrainë/ Rishi Sunak: Ka ardhur koha të dyfishojmë ndihmën tonë

“Tani ka ardhur koha që Perëndimi të “dyfishojë” mbështetjen e tij për Ukrainën”.

Kështu ka deklaruar kryeministri Rishi Sunak në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Në një fjalim herët këtë pasdite, Sunak tha se përpjekjet kolektive të Perëndimit po bëjnë një ndryshim, por për çdo ditë që kalon, forcat ruse po shkaktojnë edhe më shumë dhimbje dhe vuajtje”.

“E vetmja mënyrë për ndryshim është që Ukraina të fitojë,” tha ai.

“Pra, ne kemi nevojë për një strategji ushtarake që Ukraina të fitojë luftën dhe paqen. Tani është momenti për të dyfishuar mbështetjen tone ushtarake dhe humanitare. Kur Putini filloi këtë luftë, ai tha se vendosmëria jonë do të lëkundet.

Por ne ia dëshmuam se e kishte gabim atëherë, dhe do t’i dëshmojmë se e ka gabim tani,” theksoi Sunak.

Ukraina mbështet deklaratën e SHBA-së se Rusia ka kryer krime kundër njerëzimit në Ukrainë

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba ka mbështetur deklaratën e zëvendëspresidentes amerikane Kamala Harris se Rusia ka kryer krime kundër njerëzimit në vendin e tij.

Kuleba, i cili po merr pjesë gjithashtu në Konferencën e Sigurisë së Mynihut së bashku me Harris dhe liderë të tjerë botërorë, tha se Moska “krijoi një luftë gjenocidale” sepse mendonte se ukrainasit nuk e meritojnë të ekzistojnë si një komb sovran.

“Gjithçka që buron nga kjo janë krime kundër njerëzimit, krime lufte dhe mizori të tjera të ndryshme të kryera nga ushtria ruse në territorin e Ukrainës”, tha ai.

Kujtojmë që Ukraina po vazhdon të jetë në luftë me Rusinë.

Rikthehet në luftë “tmerri” i Ukrainës, ja kush është njeriu më besnik i Putinit që po kërkon të përdoren armët atomike

Për të kuptuar origjinën dhe arsyet e luftës në Ukrainë si dhe për të kuptuar kryengritjen pro-ruse në Donbas është e nevojshme që të flasim për figurën Igor Girgin, i cili njihet si politikani më besnik i Vladimir Putinit me të cilin ndan edhe një prejardhjen e tij nga botën e shërbimeve sekrete, ishte një nga drejtuesit e kryengritjes së madhe separatiste në Donetsk dhe më vonë u bë një nga protagonistët e luftës 2022-23 në Ukrainë. 

Igor Vsevolodovich Girkin lindi në Moskë, më 17 dhjetor 1970, në një familje që kishin kontekste shumë pranë Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, e formuar nga vlerat konservatore dhe një familje me një traditë të gjatë ushtarake. Një lexues i zjarrtë, i cili i kalon ditët e tij në bibliotekat historike dhe ushtarake të familjes, Girkin u trajnua në një institut të veçantë në Moskë, në Universitetin Shtetëror të Shkencave Humane, dhe gjatë viteve të tij të universitetit mori pjesë në grupe studentore për revanshistët dhe nostalgjikët e epokës monarkike. 

Edhe pse ai hiqej si një komunist, Girkin ishte në realitet një kritikues i zjarrtë i projektit sovjetik dhe një nacionalist me prirje të djathta. Midis 1989 dhe 1993, ndërsa ndoqi universitetin, Girkinu gjend në luftën e Transnistrias dhe të Bosnjës me maskën e një luftëtari vullnetar. Një ditë para diplomimit Girkinbraktisi universitetin për t’iu bashkuar forcave të armatosura ku shumë shpejt ra në sy për talentin e tij si ushtarak. Ndërsa lufta e dytë çeçene dhe lufta në Gjeorgji do të jenë terrenet e testimit të marrëdhënieve Putin-Girkin. Ekspert në operacionet hibride, ish 007, veteran i luftërave të parregullta, patriot i bindur dhe i besueshëm, Girkin është njeriu që Putin e di se i nevojitet dhe tek i cili mund të mbështetet për të përballuar siç duhet konkurrencën strategjike me SHBA-në.

Përfshirja në luftën e Ukrainës

Në pushtimin e Ukrainës Girkin vihet në krye të operacioneve në gadishullin e Krimesë , i cili u pushtua brenda dy muajve, dhe më pas u aneksua ligjërisht me referendum. Pasi ka siguruar Krimenë, një postë e domosdoshme në kontekstin e mbajtjes së një pranie hegjemoniste në Detin e Zi, vëmendja e Moskës është ridrejtuar drejt Donetskut dhe Luganskut.

Girkin, prestigji i të cilit është rritur ndjeshëm falë pushtimit së Krimesë, transferohet në Donbass. I vënë në krye të një batalioni të parregullt, i përbërë nga profesionistë dhe vullnetarë me origjinë të ndryshme si çeçene, turkmenistanë, ukrainas, ish-007 me një mijë burime e fillon fushatën e tij personale të Donbasit.

Ndërsa separatistët pro-rusë përparojnë mes Donetskut dhe Luganskut, Girkin hyn në listën e zezë të shërbimeve sekrete ukrainase, pasi konsiderohet përgjegjës për vrasjen e një prej agjentëve të tyre dhe vrasjen brutale të politikanit ukrainas Volodymyr Rybak. Pas kësaj ngjarjeje Kremlini vendos të  mbroje separatistët publikisht, por privatisht nis një pastrim ndëshkues për masakrën e të pafajshmëve. I pari që paguan pasojat, duke rënë në harresë, është vetë Girkin, i cili muajin pasardhës hiqet nga Mbrojtja dhe ri caktohet në detyra të papërcaktuara. Ish- 007 do të rishfaqet në Rusi disa muaj më vonë.

Girgin pro përdorimit të armëve bërthamore

Në muajt pas rastit të lartpërmendur çështja Girkin u rishfaq përsëri. Inteligjenca ukrainase dhe agjencitë perëndimore janë në gjurmët e tij pasi mësuan se supozimet e tyre se Girkin mund të kishte vdekur nuk ishin të vërteta. Girkin ishte kthyer në vendlindjen e tij dhe punonte si shef sigurie për një biznesmen e pasur, Konstantin Malofeev, i cili pretendon se i përket rrethit të Putinit. Ish-007 hap gjithashtu një kanal në Telegram për të mbuluar zhvillimin e të ashtuquajturit operacion special ushtarak, për të cilin ai pretendon se është i domosdoshëm. Nëpërmjet kanalit ai kritikon aparatin vendimmarrës të Mbrojtjes.

Si një skifter, Girkin figuron ndër zërat e parë në favor të mobilizimit, të pjesshëm apo të përgjithshëm. Ai është një mbështetës i madh i delegjitimimit të Ukrainës. Është ndër ata që tundin spektrin e përshkallëzimit atomik, duke bërë thirrje në mënyrë të përsëritur për lëshimin e armëve taktike bërthamore dhe që duan të japin shembull për qytetarët si një vend i pamposhtur.

Ushtria ruse merr lajmin tronditës që mund të sjellë katastrofën e madhe për Kremlinin

Fundi i Vladimir Putinit është afër. Ushtria ruse i ka ditët e numëruara pasi po përballet me mungesë municionesh. Fabrika e tankeve Uralvagonzavod në Siberinë perëndimore është në prag të falimentimin për arsye të mungesë së theksuar të krahut punëtor. Kjo ka qenë dhe arsyeja që është anuluar dhe plani për të shtuar një linjë të dytë prodhimi për tanket e betejës T-90. Media britanike The Telegraph citoi se fabrika po vuan nga një mungesë e theksuar e personelit.

Një punonjës i fabrikës u shpreh se më parë një mjeshtër i vërtetë dikur kishte nevojë për trajnime speciale  për punë, por tani kushdo është punësuar dhe nuk kërkohet më as përvojë në prodhim. Fabrika e lartpërmendur shërbeu si kështjella e pasme e Stalinit në Luftën e Dytë Botërore dhe prodhoi tanke sovjetike T-34. Megjithatë, sot është nën konglomeratin shtetëror Rostec dhe menaxhohet nga ish gjenerali i KGB-së Sergej Chemezov.

Edhe pse po rekrutohen punëtorë të rinj nga e gjithë Rusia duke u ofruar atyre paga të larta dhe kupona për strehim grupi i punëtorëve apo dhe vetë prodhimi mbetën për tu dëshiruar. Inxhinier projektimi është profesioni më i kërkuar por është në të njëjtën kohë dhe shumë i vështirë për tu siguruara dhe kjo ka çuar në ngadalësim të fluksit të punës dhe të prodhimit.

Gjithnjë e më pak fuqi punëtore

Që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga forcat Ruse rreth 700,000 njerëz, kryesisht të rinj dhe me arsim të lartë, janë larguar nga Rusia. Sipas inteligjencë britanike Rusia dërgon në luftë 800 ushtarë në ditë shifër kjo rekord, pasi mbas mobilizimit të ushtarëve nga Putin numri i fuqisë së punëtorëve është ulur ndjeshëm. Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike vlerëson se Rusia ka humbur tashmë 2,000 deri në 2,300 tanke në Ukrainë.

Gjithashtu mendohet se ka humbur gjysmën e rezervave të saj të paraluftës të tankeve T-72 dhe T-80. Dhe prodhimi i ri nuk është pothuajse i mjaftueshëm për të kompensuar të gjitha këto humbje. Rusia aktualisht po përdor rezervën e saj të fundit të tankeve sovjetike, por këtyre tankeve u mungojnë disa pjesët si rrjedhojë jo të gjithë tanket janë funksionar.

Thesari i SHBA-së njoftoi në tetor se sanksionet perëndimore çuan në një rënie prej 70 për qind të importeve të çipave nga të gjitha burimet globale, gjë që kufizon në masë të madhe prodhimin rus të raketave hipersonike, raketave tokë-ajër dhe sistemeve të paralajmërimit të hershëm ajrore. Prandaj, Rusia po përpiqet të gjejë çipa për ushtrinë në çdo vend, por siç shprehen dhe ekspertët është e kotë. Rusia ka dy prodhues të mëdhenj gjysmëpërçues, Mikron dhe Baikal, por ato janë të papërshtatshme për armë moderne precize. “Pavarësisht propagandës ruse dhe përpjekjeve për të ndërtuar një industri vendase gjysmëpërçuesi, ata nuk ia kanë dalë dhe nuk mendoj se do t’ia dalin. Do të vazhdojë të varet nga teknologjia e huaj”, u shpreh eksperti James Byrne.

Çipa të importuar nga Kina?

Por të dhënat e doganave ruse tregojnë se importet e çipave janë rritur pavarësisht bllokadës perëndimore ose të paktën kështu dëshiron Kremlini që të besojë bota. Megjithatë, këto importe janë kryesisht çipa rutinë të teknologjisë së ulët nga Kina, të cilat thuhet se në krahasim me çipat e tjerë kanë deri në 20 herë më të lartë mundësi dështimi.

James Lewis, shefi i teknologjisë në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare me bazë në Uashington, thotë se do të duhen dy deri në tre vjet për të rikonfiguruar platformat për të akomoduar shumë nga importet e sipërpërmendura kineze. 

“Ata nuk prodhojnë të gjitha llojet e çipave që u duhen rusëve”, tha ai, James Byrne nga RUSI shton se: “Armët e kapura ose të rrëzuara në Ukrainë përmbajnë në masë të madhe çipa amerikane, kryesisht nga Texas Instruments dhe Analog Devices. Dhe për të mbajtur gjallë industrinë e saj të luftës, edhe një vit pas pushtimit të Ukrainës, Rusia vazhdoi të mbështetej në çipat amerikanë, duke i blerë ato në mënyrë të paligjshme dhe pa dijeninë e prodhuesit. Si rrjedhojë lind pyetja se a mund të zëvendësojnë prodhuesit kinezë të gjithë këta komponentë? Unë jam skeptik. Ne nuk kemi parë ndonjë nga këto çipa kineze në platformat e armëve ruse”, tha Byrne.

Kur bëhet fjalë për armë, Kremlini ende varet nga zinxhiri i furnizimit të çipeve perëndimore përmes Hong Kongut, Turqisë apo Lindjes së Mesme. Por SHBA po shtrëngon gjithnjë e më shumë lakun global.

Ja ‘vija e kuqe’ e Vladimir Putinit, nëse Ukraina e bën këtë lëvizje do të plasë lufta e madhe

Sekretari Amerikan i shtetit Antony Blinken në një intervistë Zoom me një grup ekspertësh  deklaroi se përpjekja e Ukrainës për të rimarrë Krimenë do të  ishte vijë e kuqe për Vladimir Putinin që mund të nxisë atë që të përgjigjet ushtarakisht duke hapur një luftë të madhe me Perëndimin.

Vladimir Putin e konsideron Krimenë si pjesë të Rusisë dhe nuk do të donte ta shihte gadishullin të shkëputur nga kthetrat e tij. Komentet e diplomatit të lartë amerikan, të cilat me siguri do të zhgënjejnë Kievin, vijnë pasi u pyet në një telefonatë private nëse SHBA ishte e gatshme të ndihmonte Ukrainën të arrinte qëllimin e saj afatgjatë për të rimarrë territorin e pushtuar nga Moska.

Sipas deklaratës së zyrtarit të lartë Amerikan mund të thuhet se Shtetet e Bashkuara nuk po e inkurajojnë në mënyrë aktive Kievin të rimarrë Krimenë, por marrja e Krimesë është një vendim i Ukrainës. Ndërsa fokusi kryesor i administratës amerikane është të ndihmojë Ukrainën të përparojë aty ku po zhvillohen luftimet, kryesisht në lindje.

Ky vlerësim mbështetet edhe nga deklaratat e zyrtarëve të Pentagonit në javët e fundit, të cilët kanë folur për luftime të rënda në Donbass dhe Ukrainën jugore dhe kanë vënë në pikëpyetje aftësinë e Ukrainës për të marrë nën kontroll Krimenë në të ardhmen e afërt. Sipas disa burimeve mediatike, Blinken dha përshtypjen se Shtetet e Bashkuara nuk mendonin se përpjekja e Ukrainës për të marrë nën kontroll Krimenë do të ishte një veprim i mençur në këtë kohë. Por ka dhe nga ato që mendojnë të kundërtën.

Sipas tyre në deklaratën e tij Sekretari Amerikan i Shtetit Blinken vlerësoi se vendimi është vetëm në duart e ukrainasve se çfarë do të përpiqen të marrin me forcë. Sipas Politico, edhe pse diplomatët dhe zyrtarët ushtarakë të SHBA-së dhe NATO-s nuk e kanë braktisur kurrë qëndrimin e tyre publik se Krimea është pjesë e Ukrainës, që nga viti 2014 ata kanë bërë pak për të sfiduar pushtimin e gadishullit nga Rusia.

“Mesazhi është se ka shumë pasiguri se si do të zhvillohen gjërat dhe pyetja kryesore është nëse secila palë ka kapacitet për ta marrë”, tha një nga ekspertët. Departamenti i Shtetit nuk pranoi të komentojë në lidhje me deklaratat e Blinken në takimin Zoom, i cili është shumë i ngjashëm me bisedat e mëparshme që Blinken ka zhvilluar me ekspertë të jashtëm për të marrë një këndvështrim të ndryshëm mbi konfliktin.

Krimea, sfida e Ukrainës

Dy javë më parë, zyrtarë të lartë të Pentagonit u thanë anëtarëve të Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve se ata nuk mendonin se Ukraina mund të rimarrë gadishullin në të ardhmen e afërt. Ky vlerësim pasoi komentet e kryetarit të Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë Amerikane gjeneralit Mark Milley, i cili prej kohësh ka sinjalizuar skepticizëm rreth përparimit të Ukrainës.

"Unë ende pohoi se do të ishte shumë e vështirë për të dëbuar forcat ruse nga çdo milimetër i territorit të Ukrainës ose nga pjesët e okupuara", tha Milley gjatë një takimi të grupit të kontaktit të mbrojtjes për Ukrainën në Gjerman.

Disa ekspertë nuk besojnë se Ukraina do të përpiqet të rimarrë Krimenë por besojnë se Kievi do të përpiqet të izolojë gadishullin. Ish i dërguari special i SHBA në Ukrainë Kurt Volker u shpreh se janë tre pika kritike që duhen eliminuar, ura tokësore për në Rusi, ura mbi ngushticën e Krk dhe baza detare në Sevastopol. Krimea e pushtuar është e ngarkuar me mbrojtje kundërajrore, depo municionesh dhe dhjetëra mijëra ushtarë. 

Shumë prej këtyre forcave janë të vendosura në pozicione që shtrihen për qindra milje përballë forcave ukrainase përgjatë lumit Dnieper. Kjo e vështirëson dhe e bën pothuajse të pamundur pushtimin e kësaj zona nga forcat Ukrainase duke marrë parasysh rrezikshmërinë që do të haste ajo. Edhe me fluksin e artilerisë dhe automjeteve të blinduara nga Perëndimi Ukraina do ta kishte pothuajse të pamundur pushtimin e këtij gadishulli.

Qeveria ukrainase i ka kërkuar Perëndimit prej muajsh artileri me rreze të gjatë veprimi që të fillojë të shënjestrojë pozicionet prapa frontit rus, duke përfshirë edhe Krimenë, ku forcat ruse kanë zhvendosur selitë dhe magazinat kryesore të tyre. Kievi pretendon se raketat Sistemi i Raketave Taktike të Ushtrisë (ATACMS), të cilat mund të gjuhen nga sistemi raketor HIMARS, mund të godasin këto objektiva. Administrata Biden deri më tani ka hezituar t'i dërgojë këto municione.

Macron për luftën në Ukrainë: Dialogu nuk është i mundur në këtë moment

Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të tregojë unitet dhe të avokojë për dialog sa herë që është e mundur, por se bisedimet për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë aktualisht nuk janë të mundura.

Në fjalimin drejtuar pjesëmarrësve të Konferencës së Sigurisë në Mynih, ai theksoi se situata në shtetin ukrainas është shumë serioze dhe se zgjidhja afatshkurtër është të mos lejohet të fitojë Rusia.

Macron vuri në dukje se nuk duhet harruar se po zhvillohen luftëra të tjera, përfshirë konfliktet në Lindjen e Mesme dhe luftën kundër terrorizmit, por se Ukraina është ende në qendër të diskutimit të sotëm.

Lexo edhe: LIVE: Zelensky alarmon Perëndimin, zbulon shtetin që Rusia po planifikon ta sulmojë – kancelari gjerman jep ‘lajmin e keq’!

Sipas tij, lufta në Ukrainë ka të bëjë me të gjithë botën dhe nuk është vetëm një “çështje evropiane”.

I pari i shtetit francez vuri në dukje se gjeografikisht Rusia do të jetë gjithmonë pjesë e Evropës dhe se nuk do të ketë paqe të plotë derisa “çështja ruse” të zgjidhet në një mënyrë të arsyeshme.

Ai beson se Ukrainës duhet t’i sigurohen kushte për negociatat me Rusinë “me kushte të pranueshme, të cilat do të përcaktohen nga Kievi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat