U dënua me 8 vite burg se kritikoi luftën, blogeri rus: Rusia nuk është Putin

Bota

U dënua me 8 vite burg se kritikoi luftën, blogeri rus: Rusia nuk është Putin

Më: 7 mars 2023 Në ora: 22:36
Dmitry Ivanov

Blogeri rus Dmitry Ivanov, i cili është burgosur për përhapjen e asaj që Rusia e quan si keqinformim për forcat e saj të armatosura, ka thënë për Sky News se “Rusia nuk është Putin”. Ivanov do të kalojë më shumë se tetë vjet në burg.

Duke folur me korrespondentin e Sky News në Moskë, Diana Magnay, përpara dënimit të tij, Ivanov tha se Rusia nuk votoi për Putinin dhe ai nuk e ka pyetur popullin rus për fillimin e luftës në Ukrainë. “Unë e di se dhjetëra milionë njerëz këtu në Rusi janë kundër kësaj lufte kriminale”, tha 23-vjeçari.

“Shumë prej nesh kemi miq dhe të afërm në Ukrainë dhe ne ndjejmë dhimbjen e tyre.” Ivanov e quajti luftën “një tragjedi të madhe” për njerëzit në Ukrainë, si dhe “rusët që bëjnë thirrje për paqe me fqinjët e tyre”.

Blogeri, i cili u arrestua në qershor të vitit të kaluar, i tha gjykatës se ai u qëndronte deklaratave të tij, të cilat ai tha se ishin faktikisht të sakta. Ivanov tha për Sky News se “sot është një moment i errët i historisë sonë” përpara se të dënohej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat