Tragjedia me varkë në Greqi/ OKB: Deri në 500 persona rezultojnë ende të zhdukur

Bota

Tragjedia me varkë në Greqi/ OKB: Deri në 500 persona rezultojnë ende të zhdukur

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 21:41
Foto ilustrim

Deri në 500 persona janë ende të zhdukur nga një varkë e mbushur me emigrantë që u mbyt në Greqi, thotë agjencia e OKB-së për refugjatët.

Në mesin e kësaj tragjedia dyshohet që të ketë pasur rreth 100 fëmijë, si dhe dhjetra gra. Deri në këto momente raportohet për të paktën 28 viktima, ndërsa ndonëse nuk ka më shpresa për të mbijetuar, ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë punën për nxjerrjen nga uji të trupave të të zhdukurve.

Megjithatë në një deklaratë të përbashkët me Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin, agjencia e refugjatëve tha se çdo veprim kërkimi dhe shpëtimi duhej kryer për të parandaluar humbjet e jetës.

Ndërkohë, Greqia është “kryqëzuar” nga bota për mosdhënie ndihme ndaj anijes në mbytje.

Kryeministri i përkohshëm i Greqisë, Ioannis Sarmas, tha se do të bëhet një hetim i plotë i fakteve reale dhe gjykimeve teknike për të përcaktuar se çfarë e kishte shkaktuar fundosjen e varkës.

Dy nga 104 të mbijetuarit e mbytjes kanë përshkruar se si anija e mbushur me njerëz ishte kthyer nga njëra anë në tjetrën. Fillimisht roja bregdetare tha se kishte mbajtur një distancë të domosdoshme nga varka.

Por më pas gazeta greke Kathimerini citoi një burim duke thënë se anëtarët e rojes bregdetare kishin lidhur një litar me varkën në mënyrë që ekuipazhi i saj të mund të kontrollonte kushtet, dhe ata në bord dhe më pas e zgjidhën atë për të vazhduar drejtimin për në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat