Çfarë ka ndodhur me gjeneralin rus Sergei Surovikin?

Bota

Çfarë ka ndodhur me gjeneralin rus Sergei Surovikin?

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 21:36
Gjenerali Surovikin

Thashethemet për vendndodhjen e gjeneralit rus Sergei Surovikin kanë qarkulluar që nga rebelimi i luftëtarëve të Grupit Wagner.

Gjenerali Surovikin ka shërbyer si zëvendëskomandant i forcave ruse në luftën e Ukrainës – por nuk është parë në publik që nga rebelimi.

Ka pasur pyetje rreth asaj se sa kishte informata për rebelimin para se të ndodhte dhe nëse zgjodhi të mos informonte autoritetet ruse.

Raporte të shumta sugjeruan se ai ishte arrestuar, megjithëse nuk ka pasur asnjë konfirmim për këtë nga Kremlini.

Vadym Denysenko, kreu i Institutit të Ukrainës për të Ardhmen, ka pohuar gjithashtu tani se gjenerali Surovikin është arrestuar së bashku me zëvendësin e tij Andrey Yedin dhe disa gjeneralë të tjerë.

“Mund të se sistemi me sa duket i ka ndaluar dhe po i mban në Lefortovo apo kudo tjetër, gjeneralin Surovikin, ndoshta zëvendësin e tij Yudin dhe disa gjeneralë të tjerë”, tha Denysenko për New Voice of Ukraine.

]Megjithatë, ende nuk ka asnjë konfirmim nga Kremlini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat