Zelensky ftoi artisten Marina Abramovich të jetë ambasadore e Ukrainës

Bota

Zelensky ftoi artisten Marina Abramovich të jetë ambasadore e Ukrainës

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 12:22
Zelensky, Marina Abramovich

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ftoi artisten Marina Abramovic të jetë ambasadore e Ukrainës.

Marina Abramovic, e cila është kritikuese e ashpër e presidentit rus, Vladimir Putin, ka thënë se presidenti ukrainas ka kërkuar ndihmën e saj për rindërtimin e shkollave.

Kjo artiste nga Serbia aktualisht po mban ekspozitën e saj të parë personale në Britaninë e Madhe dhe është artistja e parë që ka një ekspozitë madhore në galeritë kryesore të Akademisë Mbretërore të Arteve në Londër.

Vizitorët në ekspozitë duhet të shtrëngohen mes dy modeleve të zhveshura për të hyrë në shfaqje, ose të zgjedhin të anashkalojnë atë që një gazetar i quajti “portat e zhveshura”.

“Unë isha artistja e parë që mbështeti luftën e Ukrainës kundër Rusisë dhe i dha zërin e saj. Është padyshim historia që përsëritet”, tha ajo në një intervistë me Muzeun e Artit Modern të Shangait.

“Zelensky më ftoi të jem ambasador i Ukrainës, për të ndihmuar fëmijët e prekur nga rindërtimi i shkollave”, shtoi Abramovich.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat